Policia në Vushtrri ka bastisur në shtëpinë dhe pronën e një personi të dyshuar, ku është gjetur kanabis i mbjellë në oborr
Advertisement
Bastitja e policisë është bërë me urdhër të Gjykatës, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
“Me urdhër të gjykatës është bërë bastisje në shtëpinë dhe pronën e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast në oborr i janë gjetur tri bimë të ndryshme të dyshuara të llojit Kanabis Sativa me gjatësi nga 0.50 cm deri 0.70 cm”, thekson raporti.
Po ashtu, bëhet e ditur se dëshmitë janë fotografuar dhe sekuestruar.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.
PostAdss