Një burrë shqiptar ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kishin shkruar grafite në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhës si dhe në disa dritare.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Vushtrri.
Ende nuk dihen arsyet që i çuan të dyshuarit ta bëjnë këtë vepër.
Rasti është iniciuar për hetim nga ana e organeve të rendit si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Klankosova.tv mëson se grafiti i shkruar nga personat e dyshimtë, është simboli serb kryqi me katër S-ja, derisa nuk bëhet i ditur nacionaliteti i të dyshuarve.
Ata vepren e kishin kryer gjatë së martes dhe të mërkurës, më 31 tetor dhe 1 nëntor.
Lidhur me rastin ende asnjë person nuk është arrestuar.
Rasti ne procedure te rregullt hetimore.