Policia e Kosovës dje pasdite ka arrestuar një person në rrugën “Shala” të Vushtrrisë.
I dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në rrugë i kishte kanosë dhe ua kishte ekspozuar një armë tri viktimave meshkuj kosovarë.
Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë lodër e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.