Është arrestuar për armëmbajtje pa leje një shqiptar me shtetësi zvicerane, në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë ajrore pa leje përkatëse, përcjell PrishtinaPress.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Zvicrës, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar dy pushkë ajrore pa leje përkatëse. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./PrishtinaPress/