Dje pas mesnate në Vushtrri është arrestuar një person për dhunë familjare.
I dyshuari është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.
Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.