Një person është arrestuar dje në Vushtrri për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se i dyshuari ishte në veturë në rrugën “Faruk Beqiri” kur ishte ndaluar dhe kontrolluar.
Atij i ishin konfiskuar arma me 15 fishekë, një shufër metali, një palë dorëza, një kapelë maskë e zezë, si dhe një mjet i mprehtë brisk.
Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.B., 52-vjeçar, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.