3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vullnetmirët gëzojnë me shtëpi të re një familje nga Podujeva e një nga Vushtrria (Foto)

Imami i Xhamisë së Vjetër, Imri Llugaliu ka njoftuar se njerëzit vullnetmirë kanë ndihmuar dy familje skamnore nga komuna e Podujevës dhe Vushtrrisë.
Ai është lutur që të gjithë bamirësit të shpërblehen për të mirat në këtë botë dhe tjetrën, transmeton Indeksonline.
“Falënderimi i takon Zotit ndërsa shpërblimi inshaAllah të gjithë kontribuuesve që sot i gëzuam 2 familje skamnore të cilat u bënë me shtëpi të re falë sadakasë së xhematit të xhamiave tona të Kosovës. Shtëpinë e parë e gëzoi familja 5 antarëshe Asllani nga Llausha e Podujevës, ndërsa shtëpinë e dytë e gëzoi familja 8 antarëshe Halili nga Vushtrria. Të lutemi të gjithë së bashku për këta bamirësa që jetojnë me ne në vendin tonë dhe iu ndihmojnë nevojtarëve me pasurinë dhe zemërgjerësinë e tyre. Zoti i shpërbleftë në të 2 botërat-amin”, ka thënë Llugaliu.
 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img