Vullnetarët nga shtetet e tjera që do të shkojnë për të luftuar për Ukrainën do t’u jepet edhe shtetësia ukrainase ka deklaruar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Yevehen Yenin, raporton Agjencia shtetërore ukrainase e lajmeve Ukrinform.
“Ukraina është duke formuar Legjionin Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale që përbëhet nga të huajt që duan t’i bashkohen rezistencës kundër agresorëve rusë dhe të mbrojnë sigurinë globale”, raporton Ukrinform duke cituar Yenin.
Ai tha se numri i vullnetarëve të huaj po rritet.
Javën e kaluar presidenti Zelensky tha se 16 mijë vullnetarët e huaj do të shkojnë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë. Ambasadat ukrainase janë duke ndihmuar rekrutët e huaj që t’u bashkohen legjionit ndërkombëtar.