2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Vullini falënderoi Moskën për “paralajmërimin për një tentim grusht shteti” në Serbi

Zëvendëskryeministri i Serbisë Alleksandar Vullin po qëndron në Moskë ku ka folur me Sekretarin e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Sergei Shoigu, për situatën aktuale të sigurisë dhe “pjesëmarrjen aktive të forcave të jashtme në provokimin artificial të tensioneve” në Serbi.

Ndër të tjera, në njoftimin e qeverisë serbe, thuhet se Vullini i ka falënderuar “strukturat ruse të sigurisë që paralajmëruan udhëheqjen e Serbisë për përgatitjen e trazirave masive dhe tentativës për grusht shteti”.

Qeveria në Serbi, e udhëhequr nga Partia Progresive Serbe, akuzon organizatorët dhe pjesëmarrësit e protestave kundër minierave të litiumit, të cilat mbahen prej javësh në të gjithë Serbinë, për “përpjekje për të rrëzuar me dhunë presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq”, raporton “Danas”, transmeton Klanksosova.tv.

Vuçiqi më 9 gusht tha se “shërbimet ruse të sigurisë kanë paralajmëruar se në Serbi po përgatiten trazira masive, qëllimi përfundimtar i të cilave është grusht shteti dhe përmbysja e udhëheqjes së vendit”.

Zëvendëskryeministri i Serbisë Vullin ndodhet për një vizitë zyrtare disaditore në Rusi.

Më 12 gusht, ai deklaroi se Serbia nuk do të vendoste sanksione ndaj Rusisë dhe se bashkëpunimi tregtar ruso-serb vazhdoi “me gjithë përpjekjet për të vendosur kufizime”.

Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare në Rusi që nga zgjedhja e tij në postin e zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Serbisë më 2 maj.

Për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Kremlinin, Vullini është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pushtimi rus i Ukrainës hyri në vitin e tretë, kohë gjatë së cilës Serbia nuk hoqi dorë nga lidhjet e saj me Rusinë.

Zyrtarisht, Beogradi mbështet integritetin territorial të Ukrainës, por refuzon të vendosë sanksione ndaj Moskës, gjë e cila po i kërkohet Serbisë nga partnerët e saj perëndimorë meqë është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Refuzimi justifikohet nga lidhjet miqësore me Rusinë, por edhe nga mbështetja që Serbia merr prej saj në nivel ndërkombëtar. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img