Site icon PrishtinaPress

Vulin: Serbia vazhdon me masa të shtuara të sigurisë pas ngjarjeve të fundit në Kosovë

Aleksandar Vulin ka bërë të ditur se është duke u ndjekur gjendja e sigurisë në gjithë terrirotin e Serbisë pas paralajmërimeve se mund të ketë incidente.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka bërë të ditur se është duke u ndjekur gjendja e sigurisë në gjithë terrirotin e Serbisë pas paralajmërimeve se mund të ketë incidente.

Por, ai ka konfirmuar se vazhdon të qëndrojë në fuqi vendimi për gatishmërinë e njësiteve ushtarave të Serbisë.

“Nuk kemi paralajmërime se mund të ketë ngjarje negative, por duhet të keni kujdes në çdo moment dhe në çdo hapësirë të territorit, qoftë Bujanovc, Preshevë, Medvegjë,Novi Sad ose Vranje”, deklaroi Vulin, transmetojnë mediat serbe.

“Të gjithë pjestarët e sigurisë janë duke e ndjekur situatën me vëmendje, andaj vazhdon të qëndrojë në fuqi gatishmëria e shtuar ushtarake”, shtoi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Presidenti Vuçiq është person që duhet të nderohet, andaj gatishmëria ushtarake do të vazhdojë të jetë e nivelit të lartë derisa gjendja në Kosovë të jetë e qetë dhe derisa të eliminohen kërcënimet për sigurinë e serbëve që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Vulin.

Exit mobile version