Aleksandar Vulin, ministri Serb i Punës, beson se qeveria e Kosovës duhet të bjerë dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Këtë ai e ka thënë pasi është pyetur nga gazetarët në lidhje me përçarjet në Listën Serbe dhe shkarkimin e ministrit Ljubomir Mariq nga detyra.
Ndërsa sa i përket shkarkimit të Slavko Simiqit nga detyra e Shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, ai ka thënë se të gjithë ata që thyejnë unitetin e popullit serb, duhet të përjashtohen nga partia.