7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Vulin: Politikat e Prishtinës janë në dëm të serbëve

Ministri i Punëve në Serbi, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj akuzave dhe qëndrimeve të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Aleksandar Vulin në lidhje me qëndrimet e ministrit Enver Hoxhaj, ka thënë që politikat e Prishtinës “gjithmonë kanë qenë në atë drejtim se si t’i bëjnë më shumë dëm serbëve dhe t’i hedhin më shumë baltë Serbisë”, shkruan Tanjug.

Vulin pos tjerash ka thënë që “do të ketë akuza të tjera të tilla me kalimin e kohës e gjatë marrëveshjes së Brukselit, pasi Prishtina e kupton që kjo marrëveshje po punon kundër pavarësisë së Kosovës dhe fuqizon pozitën e Serbisë në Kosovë.”

Kryediplomati kosovar Enver Hoxhaj, përmes një opinioni të publikuar një ditë më parë në “New York Times” ka thënë se “Kosova ndien presionin e Rusisë përmes Sebrisë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img