Ish-ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, i është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Punëe të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Sipas saj, vizita e Jeremqiit kishte natyrë të planit riintegrues, e që i ngjan “recetës për luftë”.
“MPJD e Republikës së Kosovës ka ndaluar hyrjen në Kosovë të ish-MPJ të Serbisë, Jeremiq. Mbështetja e Jeremiqit për “riintegrimin” e Kosovës së pavarur dhe sovrane në Serbi është e ngjashme me planin “riintegrues” të Putinit për Ukrainën – është një recetë për luftë” ka deklaruar Gërvalla-Schwarz.