Ne kemi pranuar gjithçka që ata kanë propozuar, por jemi aty ku diçka nuk pranojmë, që të jemi fajtorë për gjithçka, e në një gjë të themi jo, e që të jemi përgjegjës për krejt, ka thënë kështu (literalisht) kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në pauzën e takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, raporton Tanjugu.
“Këtë duhet ta dinë qytetarët, e kanë shumë dëshmi e dëshmitarë, shënime”, ka thënë Vuçiqi. transmeton Telegrafi. “Prishtina po merret me propagandë të ndytë. Mesazhi im për serbët është të mos bien pre e provokimeve, paqja është në interesin tonë. Serbët të jenë të qetë se ne do të luftojmë me të vërtetën”.