Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Në njoftimin e lëshuar nga presidenca serbe, thuhet se është diskutuar për situatën në Kosovë si dhe në tërësi për rajonin.
“Një bisedë serioze dhe përmbajtësore me Lordin Stuart Pich, biseduam për situatën në Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.