0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiqi sërish e mbron Milan Radoiçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish i ka dalë në mbrojtje Milan Radoiçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, si dhe i dyshuar për ngjarjet kriminale në veri të Republikës së Kosovës që kulmojnë herë pas here me barrikada dhe incidente të tjera.

Në një konferencë të përbashkët me Milorad Dodik, kryetar i Republikës Srpska, etnitet në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiq çuditërisht kërkonte prova për Radoiçiqin dhe që ato të dërgohen në gjykatë.

“Nuk e di nëse (Milan Radoiçiq) është akademik apo jo, por se ka qenë gjithmonë i gatshëm të luftojë për popullin e tij, ka qenë, ndryshe nga të gjithë të tjerët që gjithmonë kanë gjetur mënyrën për të kriminalizuar dikë. Nëse dini diçka ju lutem denonconi ne organet kompetente shtetërore dhe mos flisni gjepura nëpër televizione, por shko thuaj qe ka bere këtë e atë dhe ne do te reagojmë menjëherë dhe as nuk do të jetë i mbrojtur zoti Radoiçiq apo dikush tjetër”, deklaroi Vuçiq.

Ditë më parë, zyrtari i lartë amerikan James Rubin, deklaroi se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze, por “një pjesë e madhe” e tyre vjen nga Serbia dhe ky është një “problem i madh që duhet të adresohet”.

Duket se kjo nuk i ka pëlqyer presidentit serb që tha se Rubin “nuk po flet të vërteta”.

“Gjatë vizitës së tij në Podgoricë, James Rubin tha se shpreson të besojë dhe pret që Podgorica të mos jetë e varur nga Beogradi dhe Moska dhe në disa raste ka folur për Beogradin si qendër të dezinformatave ruse. Përderisa këto nuk janë gjëra që janë as afër të vërtetës, por flasin për faktin se disa njerëz në administratën amerikane janë të mbështetur në kohën e viteve të ‘90-ta, kur ishin gjithçka dhe kanë të njëjtin armiqësi ndaj Serbisë dhe popullit tonë”, tha Vuçiq, transmeton KP.

Ndërsa, nga ana tjetër, Milorad Dodik deklaroi se i ka treguar Vuçiqit se situata në Bosnje është “shumë serioze” pas anulimit të Ligji për pronën e paluajtshme.

Ky ligj, qëu publikua në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska më 5 prill pasi ishte miratuar në Parlamentin e këtij entiteti më 10 shkurt, parashihte që pronat e paluajtshme në pronësi të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës të bëhen prona të Republikës Srpska.

Mirëpo, Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, duke përdorur për herë të parë fuqitë e Bonit, ka anuluar këtë ligj duke thënë se pronat e Bosnjës i takojnë vetëm Bosnjës.

“Sido që të jetë, unë e informova presidentin për problemet e brendshme që janë shumë serioze në nivelin e Bosnjë-Hercegovinës, se situata është plotësisht e ngarkuar dhe e rrënuar nga kërkesat e vazhdueshme për të shpërbërë pozicionin kushtetues të Dejtonit të pozicionit të Republikës Sërpska. Se kanë kulminuar me një kërkesë injorante, cinike dhe të vrazhdë për ta vendosur pronën si problem në nivel të Bosnje-Hercegovinës, si do ta zgjidhnin atë pronë, unë absolutisht, nga këndvështrimi i atyre fakteve, i thashë presidentit se nëse ata këmbëngulin në të dhe nëse ajo nuk zgjidhet jo në një mënyrë që për lërë diku nën tapet dhe të pres një kohë të ardhshme”, tha Dodik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img