Site icon PrishtinaPress

Vuçiqi para takimit me Lajçakun, flet për Ohrin dhe Asociacionin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se sot dhe nesër do të bisedojë me të dërguarin special për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak dhe se të mërkurën ose të enjten, para udhëtimit të tij në Ohër, do të prezantojë më shumë informacione se si e sheh situatën lidhur me Kosovën dhe çfarë duhet bërë.

“Nuk dua të flas shumë para takimit, sot dhe nesër do të jem me të dhe do të përpiqem të punoj, jo për atë që do të ëndërrojmë, por për atë që mund të bëjmë”, tha Vuçiq, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se nuk e sheh kuptimin të flasë nëse siç tha ai “dikush nuk dëshiron as të diskutojë për Asociacionin”.

“Nëse dikush nuk dëshiron as të flasë, e lëre më të zbatojë Asociacionin, nuk shoh kuptim të them asgjë më shumë se kaq, sot dhe nesër do të flas me Lajçakun dhe të mërkurën ose të enjten, para udhëtimit në Ohër. Unë do të them se si i shoh, gjërat çfarë mendoj për gjithçka dhe çfarë duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme”, shtoi ai.

Kreu i shtetit serb do të takohet sot me emisarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.

Exit mobile version