Është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të cilin po raportohet se ka qenë paksa problematik, duke u nisur nga fakti se ka pasur një përplase verale me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Hiç më i mirë, Vuçiq, nuk është treguar me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.
Trajtimi i presidentit serb ndaj presidentes kroate, për shkak të tensioneve aktuale ndërmjet Zagrebit dhe Beogradit, ishte shumë i “ftohtë” dhe tërësisht takim zyrtar, pa fjalë.
Takimi në sallën plenare u mbajt me dyer të mbyllura, e aty ka “shpërthyer” presidenti serb me kritika edhe ndaj Thaçit.