Kina kurrë s’e përjashton pushtimin ushtarak të Tajvanit, ishullit vetëqeverisës, ndërsa Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media me presidentin kinez, Xi Jinping, tha se “qyshdo” që Kina merret me Tajvanin në të ardhmen “do ta ketë mbështetjen e Serbisë”.
“Kjo është pyetje për Republikën Popullore të Kinës. Qysh të doje Kina të merrewt me këto gjëra, ashtu le të jetë. Për këtë do ta ketë mbështetjen e Republikës së Serbisë, për këtë gjë, sepse kjo është edhe e bazuar në kartën e OKB-së dhe ligji ndërkombëtar”, tha ai, siç e cituan mediat serbe.
Vuçiq u shpreh “falënderues” ndaj Xi Jinping për “pozicionin e qartë” karshi Kosovës.
“Por, ta citoj Presidentit Xi. Republika e Serbisë do të ketë mbështetjen e vendosur të Republikës Popullore të Kinës për të gjitha çështjet e ngritura në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe i thashë presidentit Xi se çfarë po përballemi të gjithë dhe falënderoj Republikën Popullore të Kinës për këtë”, tha ai.