Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit 10-orësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje në një konferencë për media.
Ai ka thënë se ka pasur një lloj marrëveshje, teksa nuk ka specifikuar më tej, raporton Zeri.info.
Megjithatë ai ndër të tjera u shpreh se “Asgjë s’ka përfunduar sonte”.
Vuçiqi ndër të tjera ka thënë se është i lumtur që plani do të zbatohet, teksa ka thënë se brenda 30 ditësh do të formohet një grup punues për këtë çështje.
Presidenti serb u shpreh se për të është tejet i rëndësishëm formimi i Asociacionit.