0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiqi flet për qëndrimin e Serbisë për luftën në Ukrainë

Siç edhe kishte premtuar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference për media pak minuta më parë është deklaruar rreth çështjes së luftimeve në Ukrainë që i ka filluar Rusia.

Ai ka folur edhe për pozicionin e Serbisë në situatën që tashmë ka esklauar në Ukrainë, pasi Rusia filloi invazionin duke mos zgjedhur objektivat për t’i bombarduar.

Në konferencë Vuçiq lexoi konstatimet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku në pikën e parë është theksuar se “Serbisë i vjen keq për gjithçka që ndodh në Evropën Lindore”.

“Një prej parimeve të politikës së jashtme të Serbisë është respektimi i shteteve sovrane. Serbia ofron përkrahjen e plotë për integritetin territorial të Ukrainës”, tha ai.

Megjithatë, theksoi se vendi i tij nuk do t’i vë sanksione Rusisë, pavarësisht se shumica e vendeve të botës tashmë e kanë bërë një gjë të tillë.

“Serbia do të udhëhiqet ekskluzivisht nga interesat e saj kur të vendosë për miratimin e masave kufizuese dhe sanksioneve kundër çdo vendi përfshirë Rusinë”, duke e bërë të qartë se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img