Site icon PrishtinaPress

Vuçiqi flet në telefon me Erdoganin: E kam informuar për aktualitetin në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton se ka biseduar sot në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin tha se e ka informuar për aktualitetin në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në siç tha ai, përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.

Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiq shton se kanë biseduar për çështjet rajonale dhe se janë pajtuar që paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.

 

Exit mobile version