Site icon PrishtinaPress

Vuçiqi e Orbani i kundërpërgjigjen marrëveshjes KS-AL-HR në fushën e mbrojtjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Vuçiqi tha se me Orbanin folën për situatën aktuale në botë, Evropë e veçanërisht në vendet e tyre, teksa tha se ranë dakord që të përmirësojnë marrëdhëniet në fushën ushtarako-mbrojtëse.

“Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale politike në botë, Evropë dhe veçanërisht në vendet tona. Ne kemi rënë dakord që të përshpejtojmë përmirësimin e marrëdhënieve tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore, duke përfshirë edhe atë ushtarako-mbrojtëse”, shkroi Vuçiqi, transmeton Klankosova.tv

Ai paralajmëroi se së shpejti me Orbanin do të nënshkruajnë gjëra të rëndësishme dhe të mëdha.

Marrëdhëniet ushtarako-mbrojtëse mes Serbisë e Hungarisë vijnë pas marrëveshjes trepalëshe Kosovë-Shqipëri-Kroaci në fushën e mbrojtjes.

Exit mobile version