Site icon PrishtinaPress

​Vuçiq: Vetëm dy persona kanë regjistruar targat RKS

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komentuar ftesën e Qeverisë së Kosovës për serbët në Kosovë që deri më 31 tetor të riregjistrojnë veturat e tyre në RKS.

Ai gjatë një vizite në Vllasotnice tha se në veri të Kosovës vetëm dy persona i kanë riregjistruar veturat e tyre në RKS, ndërsa Prishtina zyrtare ka pritur 7000.

Vuçiq: Vetëm dy persona kanë regjistruar tabelat në RKS

“Çështja më e rëndësishme. Ata të gjithë do të shtiren, bashkësia ndërkombëtare është kundër. Do të thonë që ne i kemi kërkuar shtyrje, çfarëdo që të ndodhë, do t’i mbështesin ata, kur të them komuniteti ndërkombëtar, dua të sigurohem nga kjo thënie, ne gabimisht në mënyrë eufemiste i quajmë, shtete të QUINT-it 4 vendet më të zhvilluara evropiane plus Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra kjo është e tëra, me qëllim them evropiane dhe jo të Bashkimit Evropian, sepse aty është edhe Britania e Madhe, ashtu që kohë e vështirë e pret popullin tonë dhe ajo do ishte çmenduri që tash të parashoh çfarë do. Por ne do të jemi me shtetin tonë dhe do të jemi me serbët në Kosovë, që treguan se nuk të dëgjojnë Kurtin ose askënd tjetër por vetëm e dëgjojnë veten dhe ndërgjegjen e tyre dhe dëshirojnë t’ju respektohen të drejtat e tyre. Mos harroni që vetëm dy persona nga veriu i Kosovës kanë arritur t’i regjistrojnë tabelat. Ata kanë pritur më së paku 2000 nga 7000 të atyre në veri dhe 9000 KM etj.”, tha Vuçiq.

Exit mobile version