Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri më tani në zgjedhjet që po mbahen në veri të Kosovës, në të katër komunat kanë dalë vetëm pak serbë.
“Ata synojnë të vendosin qeverinë e njerëzve që nuk mund të marrin as një ose dy për qind të votave, që nuk jetojnë në veri të Kosovës. Për të gjitha këto na kërkuan miratimin dhe pëlqimin tonë dhe me krenari duhet t’ju them se deri në këtë moment kanë dalë vetëm pak serbë, nuk e ekzagjeroj, vetëm disa serbë në të katër komunat së bashku”, tha Vuçiq.
Sipas tij, serbët nuk do të dëgjojnë askënd dhe nuk do t’i shërbejnë interesave të askujt, por se siç tha ai “serbët duan t’u shërbejnë interesave të tyre dhe se duan paqe me të gjithë”.