Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Unë nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin, por për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se ai nuk po lufton për presidentin amerikan Joe Biden ose për presidentin rus Vladimir Putin, por për qytetarët e Serbisë.

Ai ka deklaruar se nuk është i interesuar se çfarë duhet t’i thonë liderët e huaj.

“Unë nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin. Jo për askënd. Unë po luftoj për këta njerëz të mrekullueshëm në fabrikën në Inxhija, për secilin prej jush, për të gjithë qytetarët e Serbisë, për këtë vend. Nuk më intereson për të gjithë liderët e huaj, për gjithçka që kanë për t’i thënë Serbisë, po sigurohem që në këto momente të vështira Serbia të mos jetë nën sulmin e tyre”, tha ai.

Kjo deklaratë e tij erdhi pas reagimeve që u nxitën nga marrëveshja e arritur mes Serbisë dhe Rusisë për politikën e jashtme, javën e kaluar.

Exit mobile version