2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq thotë të ketë informata për përgatitje sulmesh kundër serbëve në Kosovë

Kryeministri i Serbisë e pretendenti për kryetar të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq nuk e di nëse sot me Federica Mogherinin në Beograd do të bisedojë edhe për Ramush Haradinajn, të cilit dje iu zgjat ndalimi në Francë deri më 6 prill, transmeton koha.net.

“Nuk e di a është temë e saj kjo apo jo, ndoshta ajo ka tema të tjera, do të shohim”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq duke shtuar se “nuk e di se çfarë kërkojnë ata nga ne, por e di se çfarë ne kërkojmë nga ta”.

Vuçiq duke folur për situatën në Maqedoni ka theksuar se “nuk do të lejojë që dikush të bëjë probleme të ngjashme në Serbi”.

Kryeministri i Serbisë, i cili dje e nisi fushatën për kryetar të vendit, ka tërhequr vërejtjen edhe rreth zhvillimeve aktuale e të mundshme në Kosovë:

“Ata që mendojnë që rastin Haradinaj ta shfrytëzojnë për sulme kundër serbëve, meqë kam marrë disa informata se çfarë po përgatitet, mos të mendojnë se diçka të tillë guxojnë dhe mund ta bëjnë”, ka thënë Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img