Site icon PrishtinaPress

Vuçiq thotë se u takua me Kurtin: Do ta vazhdojmë dialogun, tema e parë do të jetë Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në margjinat e Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Brdo të Sllovenisë, ka zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ishin të pranishëm edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Biseduam për diplomat, njohjen e profesioneve, procesi i harmonizimit do të vazhdojë. Kjo përfundimisht do të kontribuonte në lirinë më të mirë të lëvizjes. Nuk është i llojit të statusit, dhe shpresoj se ne do të jemi në gjendje t’i zgjidhim këto çështje teknike, kurse në thelb çështjet e rëndësishme në periudhën e ardhshme”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.


Ai tha se “do të vazhdojmë dialogun, dhe tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe (ZSO)”.

“Sigurisht, ne do të vazhdojmë dialogun, por tema e parë duhet të jetë Asociacioni i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e BE-së”, tha Vuçiq, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu thotë se bart një përshtypje të mirë nga biseda me presidenti francez Macron, “i cili kuptoi gjithçka nga një nga pyetja ime që i bëra Kurtit”.

Vuçiq ka shtuar se Serbia nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet me Kosovën.

Ai iu referua gjithashtu zgjerimit, duke thënë “disa nuk donin të jepnin një datë, sepse disa kanë zgjedhje në vendet e tyre në periudhën e ardhshme në Evropën Perëndimore”

Exit mobile version