-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq thotë se “s’ka përparim rreth çështjes së dinarit në Kosovë”, ankohet se Serbia po përballet me “kohët më të vështira”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se u ka thënë anëtarëve të Kryesisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) se nuk ka përparim në bisedimet ndërmjet të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, dhe politikanëve të Prishtinës lidhur me çështjen e dinarit në Kosovë.

“Do të kërkojmë zgjidhje deri në momentin e fundit”, citohet të ketë pohuar Vuçiq pas seancës së Kryesisë së SNS-së dhe theksoi se “prioritet është të ndihmojmë njerëzit në Kosovë që janë në situatë të vështirë”, sipas N1.

Vuçiq shtoi se ka marrë mbështetjen e partisë për formimin e një lëvizjeje të gjerë, e cila nuk është bërë për zgjedhje, por për të ndihmuar vendin në kushtet më të vështira, sepse Serbia dhe bota po përballen me “kohët më të vështira deri më tani. ”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img