4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq thotë se po bëhet presion i madh që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës duke shfrytëzuar situatën në Ukrainë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot para gazetarëve ka folur për ftesën e 4 majit për vizitë në Berlin të marrë nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, ditë kjo kur në Berlin do të jenë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajcak. 

Vucic ka thënë se s’ka pritshmëri të mëdha nga bisedimet që pritet të ndodhin në Berlin.

“Nga takimi me kancelarin Scholz, pres të dëgjojë vërejtje për sjelljen e Serbisë, dhe do ta kem mundësinë të shpreh qëndrimin e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mund të pritet nga bisedimet në Berlin, Vucic ka thënë se pritjet e tij nuk janë shumë të larta dhe se “s’pritet të ndodh asgjë e mirë”.

“Kjo është e gjitha, as keq as mirë. Një mundësi e mirë për të shprehur qëndrimet tona, por ne s’do të ndryshojmë qëndrimin e Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës e as atë për sanksionet”, ka thënë kreu i shtetit serb.

 Tutje Vucic pretendon se situate në Kosovë “nuk është e mirë” dhe se “gjithçka po shkon drejt dëbimit të serbëve” dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

 “Unë jam shumë skeptik lidhur me këtë”, ka thënë Vucic.

Tutje Vucic ka thënë se është shumë i shqetësuar për shkak të “papërgjegjësisë dhe mendjelehtësisë” së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, por edhe për shkak të shumë atyre në Perëndim që po e përkrahin politikën e Kurtit.

 “Situata në Kosovë është dramatike, dhe populli serb është nën një presion të madh, sepse shumë duan të shfrytëzojnë situatën në Ukrainë për të ndikuar tek serbët për të pranuar diçka”, ka thënë Vucic.

Tutje Vucic ka thënë se Kosova nuk po i implementon marrëveshjet e Brukselit. 

Vuçiq tutje ka folur edhe për një “përpjekje” që sipas tij do të rezultonte me “dëbimin e serbëve” apo edhe me detyrimin që Serbia ta njohe pavarësinë e Republikë së Kosovës.

“Ne nuk mund ta përmbushim këtë. Unë jam një skeptik i madh, edhe pse e mbështes dialogun e vërtetë. Sot ai dialog me Kurtin nuk ekziston”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se koha e urdhrave ka kaluar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img