Deklarata e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas dialogut në Bruksel tregon se Prishtina nuk është e gatshme apo në gjendje të mbajë fjalën e tij më shumë se dy minuta dhe se nuk po bëhet asgjë në përputhje me atë që është rënë dakord, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq në një deklaratë telefonike për versionin evropian të portalit “Politika”.
Pas një takimi në Bruksel të martën në mbrëmje, i cili u thirr nga shefja për politikë të jashtem të bashkimit Evropian, Federica Mogherini, Thaçi e Vuçiq kanë deklaruar se takimi ndihmoi në uljen e tensioneve, transmeton Klan Kosova.