Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Tema e vetme në SHBA, dhe gjithkund tjetër është njohja reciproke

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot ka folur rreth procesit të dialogut dhe takimit të 4 shtatorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vuçiq ka thënë se pavarësisht atyre çfarë deklarohen dhe thuhen, është e qartë që edhe në Washington, edhe në Bruksel dhe kudo tjetër, tema e vetme është njohja reciproke Kosovë-Serbi.

“E vetmja temë kudo, pa marrë parasysh se çfarë thotë dikush në SHBA, do të jetë njohja e ndërsjellë, në një mënyrë apo tjetër”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se edhe procesi i dialogut që drejton BE në fund do të çojë tek njohja reciproke, veçse tashmë po diskutohet për normalizim raportesh.

“Kushdo që thotë ndryshe po gënjen popullin e tij, duke blerë kohë dhe duke mashtruar njerëzit”, ka theksuar Vuçiq.

Megjithatë kreu i shtetit serb ka thënë se pavarësisht se çfarë do të ndodh, do të ruajë interesin e Serbisë, derisa ka shtuar se tashmë janë duke i paguar gabimet e së kaluarës

Exit mobile version