-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq telefonon Trumpin: Bisedë e përzemërt

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se të dielën vonë ka biseduar me presidentin e zgjedhur të ShBA-së Donald Trump.

Vuçiq përmes Instagramit njoftoi se biseda ishte tejet e përzemërt.

“Sapo përfundova një bisedë me presidentin e sapozgjedhur amerikan, Donald Trump. Biseda ishte e shkëlqyer, me përmbajtje, dhe do të thosha shumë e përzemërt”, tha Vuçiq në Instagram.

Madje kreu i shtetit serb ishte ndër të parët në rajon që e uroi Donald Trumpin, për kthimin në Shtëpinë e Bardhë, madje as zgjedhjet nuk kishin përfunduar ende.

Aleksandar Vuçiq dhe ekipi i tij, kishin vazhduar të mbanin raporte të mira me Richard Grenellin, emisarin special të Shteteve të Bashkuara në dialogun Kosovë-Serbi, edhe gjatë udhëheqjes së presidentit Joe Biden.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img