Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës që të vazhdojnë dialogun në Bruksel.
Ai ka komentuar ‘kërcënimet’ nga ana e shqiptarëve dhe tha se për shkak të kësaj duhet të vazhdojë dialogu në Bruksel, transmeton lajmi.net.
Vuçiq theksoi se është e rëndësishme të largohen tensionet dhe të mos ketë provokime të reja, fjalë të tilla se do dëbohen njerëzit nga shtëpitë e tyre.
“Është e rëndësishme të shmangen incidentet. Ky është një propozim për njerëzit në Bruksel dhe Prishtinë. Është e lehtë të iu përgjigjesh fyerjeve dhe kërcënimeve, por më e rëndësishme është të bëhet diçka për ta stabilizuar situatën”, ka thënë Vuçiq.