Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një takimi që pati sot me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka folur për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Vuçiq ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram se në bisedë kanë konfirmuar përkushtimin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Amerikës, transmeton Klankosova.tv.
“Një bisedë e hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. Diskutuam edhe pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe zhvillimet gjeopolitike aktuale”, ka shkruar ai, transmeton Klankosova.tv.