Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot drejtorin e Strategjisë, Planifikimit dhe Politikës së Komandës Evropiane të SHBA-së, gjeneralmajor Daniel Lasik.
Vuciq thotë se e ka falënderuar ushtarakun amerikan për sjelljen “racionale, të matur dhe profesionale” të njësive të KFOR-it gjatë “periudhave e krizës”, që duket se i referohet tensioneve të fundvitit të kaluar në veri të Kosovës .
“Një takim shumë korrekt me gjeneralmajor Lasik, të cilin veçanërisht e falënderova për sjelljen racionale, të matur dhe profesionale të njësive të KFOR-it gjatë periudhës së krizës dhe shpreha besimin se do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë dypalësh ndërmjet Forcave të Armatosura të Serbisë dhe SHBA-së”, ka thënë Vuçiq në Instagram