Site icon PrishtinaPress

Vuçiq takon ambasadorët e QUINT-it për Veriun, tregon dy kushtet e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka takuar sot në Beograd ambasadorët e shteteve të QUINT-it me të cilët ka biseduar për situatën në veri të Republikës së Kosovës.

Vuçiq ka thënë se “duhet urgjentisht të tërhiqen” kryetarët e komunave dhe pjesëtarët e forcave speciale të Policisë së Kosovës.

Sipas tij “ky është një kusht për të ruajtur paqen”.

Kreu i shtetit serb ka shtuar tutje se “lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë kundër komunitetit serb”, dhe sipas tij kjo largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon.

Exit mobile version