Advertisement
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të udhëtojë sot në New York.
Advertisement
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, gjatë kësaj vizite, përkatësisht nesër ai do të takohet edhe me sekretarin e Shtetit, Michael Pompeo.
Siç raportohet tutje, Vuçiq dhe Pompeo do të takohen për një drekë të organizuar nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së.
Për më tepër, theksohet se presidenti serb do të ketë një numër takimesh të tjera në New York.
Dhe siç bëhet e ditur më tej, temë kryesore e takimit në mes të Pompeos dhe Vuçiqit ka të ngjarë të jetë edhe Kosova.
PostAdss