Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, bëri një njoftim pas takimit duke thënë se bisedimet me Lajçakun dhe Escobarin vazhdojnë në orën 22:00, dhe se s’ka dorëzim!
“Bisedimet me përfaqësuesit e BE-së dhe amerikanëve vazhdojnë në orën 22:00. Shpresoj në kompromis, por do t’i mbrojmë interesat e serbëve në Kosovë”, tha Vuçiq me anë të videoje të postuar në Instagram.
Ai shtoi se bisedimet me Lajçakun dhe Escobarin nuk ishin të lehta, ndërsa popullit të Kosovës iu drejtua duke i thënë se Serbia do të përpiqet gjithmonë për paqe dhe stabilitet, por që kurrë nuk do të devijojë nga interesat jetike kombëtare dhe nga interesat e popullit të tij.
“Nuk ka heqje dore, nuk ka dorëzim! Rroftë Serbia!”, theksoi Vuçiq.