Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Sikur të kishte vendosur Putini në 1999, ne nuk do të ishim bombarduar kurrë!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se nëse Rusia do të merrte vendim në vitin 1999, Serbia kurrë nuk do të ishte bombarduar.

“Nëse Putin do të merrte vendim në 1999, ne kurrë nuk do të ishim bombarduar”, tha ai.

Ndërsa  presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se qëndrime te Rusisë për Kosovën janë të pandryshueshme dhe se bazohen në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244.

Ai tha se Rusia është e gatshme të mbështesë një zgjidhje të mundshme kompromisi për problemin e Kosovës nëse arrihet midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Rusia do të jetë në anën e Serbisë, por jemi për një zgjidhje paqësore për krizën e Kosovës, respektimin e sovranitetit dhe integriteti të Serbisë, si dhe respektimin e duhur të drejtave të të gjitha etnive”, shtoi ai.

Madje ai tha se çështja e Kosovës, ishte shtylla kurrizore e bisedimeve me Vuçiq-in, duke përmendur edhe çështjen ekonomike.

Exit mobile version