Site icon PrishtinaPress

Vuçiq shkon në Francë, Macronit do t’i flasë për Kosovën dhe Këshillin e Evropës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Francë të hënën dhe të martën, më 8 dhe 9 prill ku në ditën e parë të vizitës do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron.

Në prag të vizitës së tij në Paris, kreu i shtetit serb tha se me Macron do të diskutojë ndër të tjera për rrugën evropiane të Serbisë, marrëdhëniet me Kosovën dhe çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Do të flasim për rrugën evropiane të Serbisë, marrëdhëniet me Prishtinën dhe Këshillin e Evropës. Nuk pres shumë, duart e tij janë të lidhura, njësoj si të miat, por besoj se Franca do të shprehë synimin e saj miqësor për të ndihmuar Serbinë sa më shumë që mundet”, tha Vuçiq, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv

Mes tjerash ai tha se në Francë do të flasë  për 14 tema – politikë, ekonomi, ushtri, por edhe bashkëpunim në fushën e inteligjencës artificiale dhe energjisë bërthamore.

Pos me Macron, presidenti i Serbisë do të takohet edhe me kryetarin e Senatit francez Gerard Larchet dhe ministrin e Mbrojtjes Sébastien Lecornu

Exit mobile version