1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq sërish e mbron Milan Radoiçiqin që njihet si drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dalë edhe një herë në mbrojtje nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili së bashku me të tjerët nga kjo parti ka marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të serbëve nga Kosova në Rashkë.

Sipas Vuçiqit, Radoiciq, që është në listën e personave të kërkuar nga autoritetet e sigurisë në Kosovë, po persekutohet pasi siç e ka cilësuar se ai po lufton me njerëzit e tij.

“Ata kërkojnë t’i përzënë djemtë tanë më të aftë dhe më të guximshëm, në mënyrë që të mos hasin kurrë në asnjë rezistencë dhe të bëjnë si të duan. Si mendoni, nëse Milani [Radoiçiq] është më i keqi në botë, a meritonte ekspozim në mijëra faqe të para [medie] si në vendin tonë ashtu edhe në të gjithë botën. Nuk është kjo arsyeja, por ata i frikësohen se ai po lufton me njerëzit e tij nëse”, tha Vuçiq.

Pas këtyre fjalëve të Vuçiqit, në sallë pasuan duartrokitjet për Radoiçiqin.

Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq së bashku me tregtarin e armëve Sllobodan Teshiq janë në listën e personave ndaj të cilëve Britania e Madhe ka vendosur sanksione.

Po ashtu edhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e futur në listë Radoiçiqin dhe Veselinoviqin. Siç thuhet në shpjegimin e Departamentit të Thesarit, Veselinoviqi është lider i një grupi të organizuar kriminal dhe një nga figurat më famëkeqe të korruptuara në Kosovë, si dhe është i përfshirë në një skemë të gjerë të ryshfetit, të cilët shërbyen për të lehtësuar tregtinë e narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Veselinoviq dhe Radoiçiq në Kosovë kërkohen si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img