0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Serbia nuk do të diskutojë për statusin e Kosovës pa u hequr taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Munih se Beogradi nuk do të flasë me Prishtinën për statusin e Kosovës derisa nuk hiqet taksa për mallrat serbe.

“Ne mund të bisedojmë për gjërat sa i përket çështjet së zhvillimit ekonomik, nuk kam kurrfarë problemi me këtë, por nuk do të bisedojmë për statusin derisa të hiqet taksa. Presim që të hiqet taksa”, ka deklaruar Vuçiq derisa po i përgjigjes pyetjes së gazetarit të Al Jazeera në Munih, ku po merr pjesë në Konferencën për Siguri.

Ai gjithashtu është pyetur nëse do të takohet me përfaqësuesit politikë nga Kosova, ku tha se sot Hashim Thaçi ka marrë pjesë në nënshkrimin e dokumentit të marrëveshjes për hekurudha, duke shtuar se nuk e di nëse do të vjen Albin Kurti gjatë pasdites në Munih.

“Nuk e di, për këtë duhet t’i pyesni ata. Unë do të jem në takim nga ora pesë. Nëse arrijmë të ulim tensionet, do të ishte gjithmonë mirë, mendoj se këta janë hapa konkret. Do të punojmë shumë në këtë aspekt”, ka shtuar presidenti serb, që gjithashtu pranoi se nuk duhet pritur shumë nga këto takime.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img