-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq refuzoi 22 prillin për takim me Kurtin në Bruksel, palët në kërkim të një date tjetër

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur i gatshëm që të zhvillojë takimin e radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 22 prill në Bruksel.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin për Punë të Jashtme, Bislimi ka thënë se me këtë datë nuk është pajtuar presidenti serb Vuçiq, i cili është shprehr se s’mund të udhëtojë për në Bruksel më 22 prill.

Kryenegociatori kosovar ka thënë se janë duke kërkuar një datë alternative për takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Tema 5, ka qenë caktimi i datës për takimin e radhës të liderëve të Kosovës dhe Serbisë. Ka pasë një propozim të z.Lajcak që ky takim të mbahet më datën 22 prill. Pas konsultimit me kryeministrin, kryeministri ka tregu gatishmëri që më këtë datë, që është datë e shtunë, të jetë në Bruksel, por më vonë ka ardhë mesazhi që presidenti i Serbisë nuk mund të udhëtojë më datën 22. Tash jemi në kërkim të datës alternative. Ka edhe propozim, por në atë moment që ka dakordim dypalësh, do ta bëjmë publike”, ka thënë Bislimi ndër të tjera.

Kujtojmë se gjatë ditës së martë shefi i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në takimin në Bruksel të zhvilluar në nivel të kryenegociatorëve, në të cilin u diskutua zbatimi i marrëveshjes së dakorduar në Ohër.

Kryenegociatori Bislimi njoftoi se është biseduar edhe për hapat të tjerë në sekuencimin e marrëveshjeve bazike, siç është marrëveshja për të pagjeturit, e njohjes reciproke të diplomave, mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare nga ana e Serbisë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img