2.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Qëllimi kryesor është anëtarësimi i Kosovës në OKB, 1000 herë kam thënë se s’nënshkruaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk do ta lë Kosovën të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Siç bën zakonish, Vuçiq foli për “gjëra të vështira” dhe “ditë, javë dhe muaj jo të lehtë” në vazhdim.

“Ata do të përpiqen t’i zgjidhin shumë gjëra në Kosovë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve europiane. Nuk do të jetë e lehtë. Është detyra jonë të luftojmë dhe mbrojmë vendin tonë sa më shumë që të mundemi, gjithmonë dhe në çdo vend”, tha Vuçiq para gazetarëve.

“Qëllimi i tyre kryesor është të na vendosin në një kornizë ligjore në të cilën ne në njërën apo tjetrën mënyrë do ta njohim pavarësinë e Kosovës”, theksoi Vuçiq.

Vuçiq tha se anëtarësimi i Kosovës në OKB është “çështja kryesore” që po shtyhet nga ndërkombëtarët.

Vuçiq deklaroi se ai tha se “nuk do të nënshkruajë” përballë presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministres italiane Georgia Meloni, presidentit të Këshillit Europian Charles Michel, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

“E kam thënë 1000 herë që nuk do ta bëj, edhe në vendet më të vështira”, tha Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img