1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq pretendoi se Kovaçevski i reagoi ashpër Kurtit për vizitën në Tetovë, flet kryeministri maqedonas

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u pyet për pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se gjoja në Athinë ai i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për vizitën e Kurtit në Çair dhe Tetovë.

Kovaçevski nuk tregoi saktë se çfarë ka ndodhur në Athinë, por as nuk i konfirmoi pretendimet e Vuçiqit.

“Dinamika e deklaratave individuale dhe akte individuale nuk mund të diktojnë diskursin kryesor të fqinjësisë së mirë dhe synimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e konfirmoi edhe biseda ime me presidentin serb, veçanërisht dhe deklarata e tij mirëpo në ditët e kaluara ashtu siç mund të ishit dëshmitarë edhe për deklaratën e kryeministrit kosovar i cili tha se jashtëzakonisht shumë e vlerësojmë Maqedoninë e Veriut dhe gjithçka që është e rëndësishme për marrëdhëniet e mira nder fqinjësore”, tha Kovaçevski.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img