Site icon PrishtinaPress

Vuçiq: Pres presione të reja ndaj Serbisë, Perëndimi pajtohet me Kurtin

Beograd, 21. marta 2023.- Predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ izjavio je danas da smatra da je ispred nas dobro vreme za saradnju Srbije i Italije. On je nakon potpisaivanja sporazuma sa Italijom rekao da je sreæan jer je prisustvovao najveæem poslovno- nauènom forumu u 10 godina, za koji je rekao da je jedinstven po tome što je organizovan sa samo jednom zemljom. "Sreæan sam što je to Italija i što Tajani nije zaboravio na Srbiju i Zapadni Balkan. Hvala privrednicima 151 italijanske kompanije i 256 srpskih", rekao je Vuèiæ. FOTO TANJUG/ STRAHINJA AÆIMOVIÆ/ nr

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se pret presion të ri nga Perëndimi ndaj Serbisë në dialogun me Kosovën.

“Tani ata do të dalin me diçka të re, unë jam duke pritur se çfarë është ajo e re, me çfarë do të dalin. Ata në thelb pajtohen me gjithçka që po bën Albin Kurti”.

Vuçiq tha për TV Pink  se nuk i interesojnë siç tha ai “ankesat e diplomatëve perëndimorë se ai përgjigjet ashpër ndaj tyre, sepse nuk është punë e tyre të ankohen tek ai”.

Presidenti serb theksoi se shqetësimi i tij më i madh është Kosova dhe se siç tha për të është e rëndësishme që pas raundit të fundit të dialogut, Serbia të mos jetë fajtore.

Vuçiq foli edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi.

Ai bëri me dije se do të takohet me pjesën e opozitës që ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve deri në fund të vitit.

“Ne do t’i shpallim ato më 4 mars ose një javë më parë”, shtoi Vuçiq

Exit mobile version