2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Vuçiq: Pozicioni i Serbisë “tmerrësisht i komplikuar”, pas deklaratave të fundit të Putinit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu është drejtuar mediave në Berlin, ku u takua me ministren gjermane, Annalena Baerbock.

Dhe sipas tij, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 13 maj, shkruajnë mediat serbe.

“Pozicioni ynë është i vështirë, tmerrësisht i ndërlikuar, me deklaratat e presidentit (Vladimir) Putin edhe më shumë. Unë do të flas për këtë nesër. Kam frikë se do të jetë gjithnjë e më e vështirë ekonomikisht”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Vuçiq ka aluduar në deklaratat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili në një takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka krahasuar rastin e Kosovës me atë të Donetskut dhe Luhanskut.

Siç kishte thënë Putin, ai ka lexuar të gjithë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për rastin e Kosovës dhe aty është krijuar precedent për të vepruar në mënyrë të njëjtë në Donetsk e Luhansk, që ato ta shpallin pavarësinë.

Përveç kësaj, presidenti i Serbisë ka thënë se gjithashtu se darka joformale e mbrëmshme me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ishte shumë e vështirë dhe se përfaqësuesit gjermanë këmbëngulën se ajo që u nënshkrua në Marrëveshjen e Brukselit duhet të zbatohet.

Ndërsa i pyetur nëse mund të zbulojë disa detaje nga ai takim dhe nëse ka pasur ndonjë ndryshim, Vuçiq është përgjigjur se nuk i pëlqen të flasë për detaje, por se biseda ka qenë “shumë, shumë e vështirë”.

“Bisedimet do të vazhdojnë. Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, më 13 maj do të shkojë në Bruksel për të tentuar të pajtohet për diçka”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Pas takimit me shefen e diplomacisë gjermane, Vuçiq tha se ka biseduar me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me ftesë të të cilit ishte në Berlin.

“Është e rëndësishme të bisedohet me përfaqësuesit gjermanë, sepse është vendi më i madh dhe më i rëndësishëm në Evropë. Nuk mund ta ndryshojmë qëndrimin e Gjermanisë për çështjen e Kosovës…”.

Ndërkohë duke komentuar luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë, e cila është “mes dy zjarreve”, ai tha se situata për vendin e tij, jo për fajin e tyre, është vështirësuar shumë dhe presioni ndaj Serbisë është i madh.

I pyetur nëse Serbia do të bëjë një kthesë në politikë pikërisht për shkak të këtyre presioneve, ai ka theksuar se Serbia është në rrugën e integrimeve evropiane dhe nuk devijon nga ajo rrugë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img