Site icon PrishtinaPress

“Vuçiq po e promovon pavarësinë e Kosovës”

Partia Demokratike e Serbisë (DSS) ka akuzuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se me deklaratat e tij është rreshtuar haptazi në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës.

DSS, përmes një komunikate, të cilën e transmeton gazeta “Danas”, ka thënë se “me deklaratën e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ku thuhet se në Rezolutën 1244 askund nuk përmendet Serbia, por RFJ (Republika Federative e Jugosllavisë), është hapur një problem serioz, nëse bëhet fjalë për një manipulim të zakonshëm me të cilën ai përpiqet për të justifikuar politikën e tij të kapitullimit, papërgjegjësinë prej burrështetasi, apo paaftësinë diplomatike”

Kjo parti thekson se kjo është hera e parë që një zyrtar shtetëror i Serbisë relativizon rëndësinë e Rezolutës 1244.

“Derisa vazhdon të jetë në fuqi, Rezoluta 1244 e KS të OKB paraqet një garanci të fortë se Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur. Ajo garanton sovranitetin e Serbisë dhe integritetin e saj territorial, por kjo që nuk e përmend Serbinë, por RFJ-në, është krejtësisht e parëndësishme, pasi Serbia është trashëgimtar juridik i ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, apo Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi”, thuhet në kumtesën e DSS.

Më tej thuhet se “Rezoluta 1244, e cila ka që nga viti 2007 i pengon separatistët dhe mentorët e tyre, sot i pengon edhe presidentit të Serbisë, i cili me këtë deklaratë haptazi është rreshtuar në anën e promotorëve të pavarësisë së Kosovës.

Exit mobile version