Kryeministri I Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kanë ndodhur pesë gjëra në 10 ditët e fundit në të cilat duhet të ketë paralajmërim edhe pse ai nuk pret ndonjë reagim.
Ai tha se nuk është duke kërkuar përfundime e as ndihmë, po as mbështetje për këtë çështje, por tha se duhet të paraqesë pesë gjërat që kanë ndodhur në dhjetë ditët e fundit në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës, raporton B92.
“Së pari, nisma për krijimin e ushtrisë së Kosovës, e cila është në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe marrëveshjen tonë me NATO-n, pastaj shpallja e ndërprerjes së dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, e cila ka thënë ai, “nuk ka ardhur nga Beogradi, por nga Prishtina”.
“Ekziston edhe një kërkesë për marrjen ose plaçkitjen e pronës së ish Jugosllavisë, RFJ-së, Serbisë, Krahinës së Kosovë dhe Metohisë”, edhe pse kurrë për këtë nuk kanë dashur të flasin në Bruksel, pasi ata thonë se nuk kanë nevojë për të folur”, ka thënë ai.
Kjo, siç tha ai, “edhe pse puna është se nuk ishin pjesë e tregimit të Badinterit, si edhe të shumë historive të tjera”, tha Vuçiq-i.
Gjëja e katërt është kërkesa për të krijuar një departament të ri të veçantë për gjykimin e serbëve, ka shtuar Vuçiq, duke pyetur se “çfarë lloj i mesazhit shtesë është ky”, ndërsa gjëja e pestë është arrestimi i mbrëmshëm i kryetarit të Ranillugut, me arsyetimin se ai po mbante postera me imazhin e Vuçiq-it dhe me këtë ka shkaktuar urrejtje kombëtare, fetare dhe racore.
Vucic përsëriti se nuk kërkon ndonjë reagim, por thjesht dëshiron që të tregojë “për gjërat që po ndodhin e që nuk janë dakorduar”, dhe gjithashtu se nuk ka reaguar edhe “kur ka munguar reagimi në atë që ishte e qartë që ishte shkelje e marrëveshjeve të arritura në Bruksel”, ka thënë Vuçiq-i.